Sekretari i Shteti, Marco Rubio, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael, siguroi sot se përpjekjet për kthimin e trupave të pengjeve izraelitë do të vazhdojë.

Këtë deklaratë Rubio e përgjatë një takimi që pati me të afërmit e dy ushtarëve me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe izraelite, të cilët janë ndër 13 personat që ende nuk janë dorëzuar nga Hamasi.

“Nuk do të harrojmë jetët e pengjeve që vdiqën në robëri në duart e Hamasit. Sot u takova me familjet e qytetarëve amerikanë Itai Chen dhe Omer Neutra. Nuk do të ndalim përpjekjet tona derisa të riatdhesohen trupat e tyre, si edhe të gjithë të tjerëve (pengjeve)”, shkroi Rubio në një postim në platformën X.

Sipas burimeve, më 7 tetor 2023, rreshteri Itai Chen, 19 vjeç, ndodhej në kufi me Rripin e Gazës kur Hamasi nisi sulmin. Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e tij në mars të vitit 2024.
Kapiteni Omer Neutra, i cili ishte bashkuar vullnetarisht me forcat e armatosura izraelite, u vra më 7 tetor, në moshën 21-vjeçare, kur tanku i tij u sulmua në kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Sipas një videoje të publikuar nga Hamasi, autorët e nxorën atë me forcë nga tanku, së bashku me tre ushtarë të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb