Ushtria amerikane goditi të martën një anije që transportonte drogë dhe vinte nga Venezuela, bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një kohë kur tensionet po rriten mes administratës Trump dhe qeverisë venezuelase.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e konfirmoi sulmin gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale pasditen e së martës, duke thënë se “ushtria kishte qëlluar ndaj anijes pak çaste më parë.”

Disa minuta më pas, Rubio shkroi në platformën X se ushtria kishte kryer një “sulm vdekjeprurës” në jug të Detit të Karaibeve.

Ai tha se anija me drogë kishte dalë nga Venezuela dhe po operohej nga një organizatë e shpallur si narko-terroriste.

Detajet mbi sulmin, përfshirë se kush e operonte anijen, mbeten ende të pakta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb