Rubrika gazmore përgatitur çdo të shtunë nga Riolind Luzi në emisionin “Kjo Javë”, përcjell mjaft momente zbavitëse. Vizita dhe takimet e kryeministrit në Derven servirin një situatë të z. Rama me pronarin e një lokali dhe kamerierin e tij të cilin e pyet nëse e ka marrë pagën e luftës.

Kamarieri bën konfirmimin e tij për tre pagat ndërsa kryeministri kënaqet me pyetjen dhe përgjigjen spontane. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj, gjatë vizitës në Baldushk duke theksuar transformimin që ka pësuar qendra e tij takohet me banorët dhe të pranishmit duke puqur bërrylat si formën e shëndetshme në kuadër të masave të pandemisë.

Ndërkohë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të premten e komunikimit të vendimit ndaj tij, ka patur dashamirësit e vet që e kanë pritur derisa doli nga gjykata. Një prej tyre i drejtohet me batutë që ka shkaktuar të qeshura. Po kështu edhe seanca plenare ka servirur momentet e veta.

Gjatë saj u vunë re emocionet e kryetares së KLGJ-së, zonjës Llagami e cila shfaqi vështirësi edhe në leximin e fjalimit që mbante të shkruar përpara. Deputetit Gjuzi nuk i del e keqja me batutën që kryeministri i bëri për shaminë, dhe këtë e e tregoi edhe në komunikimin që pati me gazetarët. Për më shumë, ndiqni montazhin e përgatitur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: