Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Gulielm Radoja.

Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se emri, vepra dhe rolet e Radojës nuk do të humbasin asnjëherë nga kujtesa e shqiptarëve.

“Me trishtim mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të artistit Gulielm Radoja. Aktori i mirënjohur dhe njeriu i mirë Radoja nuk e fitoi betejën me sëmundjen. Familja humbi njeriun e dashur dhe Shqipëria një artist të shquar. Por emri, vepra dhe rolet e tij nuk do të humbasin asnjëherë nga kujtesa e shqiptarëve. Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të spikatur si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të Fierit dhe si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” të Durrësit, si edhe për mbi tridhjetë rolet në filmat shqiptarë nga më të dashurit për publikun”, shkruan  Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb