TIRANE – Shumica prej nesh kanë kuriozitet për të mësuar moshën e personazheve të njohur si të atyre shqiptarë ashtu edhe të huaj. Ditën e djeshme ka qarkulluar në mediat rozë një lajm mbi modedratoren shqiptare Rudina Magjistari, ku përveç të tjerave përmendej dhe mosha e saj.

Në të thuhej se Rudina ishte 44 vjeçe. Ndërkohë vetë moderatorja është revoltuar me këtë lajm. Prej një jete në ekran, Rudina vazhdon të qëndrojë e njëjta edhe pse vitet kalojnë.

Gjithsesi, ky lajm nuk i ka pëlqyer Rudinës, pasi siç shkruan ajo në një status në Instagram, ky informacion është i pasaktë. Ajo i lutet portaleve, mos t’ia shtojnë moshën kot. Por në fakt edhe Wikipedia e nxjerr 44 vjeçe moderatoren e njohur shqiptare.

“Më vjen keq @gazetaexpress , me gjithë simpatinë që kam, por informacioni është i pasaktë. Mos mi shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos e besoni Wikipedia-n për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo”,-shkruan Rudina në Instagram.


(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb