Ngjarja televizive që ndodhi mbrëmë në emisionin “Dritare me Rudinën” ka lënë mbresa te protestuesit studentë. Ata falenderuan gazetaren Rudina Xhunga dhe televizionin për profesionalizmin.

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit , Taulant Muka zbuloi se një nga të ftuarat në studio, e prezantuar si studente, punonte juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Komentin e Mukës e lexoi, edhe drejtuesja e emisionit, gazetarja Rudina Xhunga, duke sjellë edhe debate në studio deri në largimin e juristes.

“Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer fare”, i tha  Xhunga, teksa i kërkoi largimin nga emisioni.

Adelina Laci tha me heret ne emision se ka mbaruar dy fakultete, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb