Retorikë e ashpër dhe fyerje u përdorën sot në Kuvend mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Ka qenë fillimisht deputeti i PS Erjon Braçe ai që i tha koleges Ina Zhupa se dukej si ruse por nuk ishte e tillë, shprehje kjo që tensionoi situatën.

Zhupa doli në foltore dhe iu drejtua Braçes: “O Erion, t’u rritë boja, sa shumë m… të ha goja”.

Ndërkohë, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi e quajti Braçen “deputet pleh” për gjuhën e përdorur.

Më tej, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mbylli përfundimisht seancën duke u shprehur se të gjitha pikat e rendit të ditës janë tërhequr.

“Rendi në seancë është cenuar seriozisht, gjuha e përdorur në seancë, dhe nuk po i vë gishtin as njëri as tjetrit, duke qenë se gjuha e urrejtjes, denigrimit ndikon në të gjithë shoqërinë shqiptare, dua t;ju bëj thirrje deputetëve të përmbaheni në fjalorin ndaj njëri-tjetrin. Kjo sallë nuk përfaqëson vlerat e dialogut, ju bën thirrje deputetëve të kërkojnë falje.
Të mbyllet seanca plenare dhe pikat e rendit të ditës të kalojnë në seancën e ardhshme plenare dhe të diskutohen me seriozitetin që duhet.
Seanca mbyllet këtu, pikat e rendit të ditës janë tërhequr. Do diskutojmë në seancën e radhës”, u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb