Prej javësh Rusia ka nisur një sulm në Ukrainë. Në ndeshje të ndryshme nëpër Europë nuk kanë munguar mesazhet kundër luftës, të cilat, natyrisht, janë dhënë në mënyra të ndryshme.
Sfda e Bundesligës Dortmund-Leipzig e luajtur dje, ka zgjatur vetëm 13 minuta për kanalin rus “Match”. Kjo pasi këta të fundit kanë ndërprerë transmetimin, pasi shfaqeshin mesazhe si: “Ndal Luftës” dhe “Qëndro me Ukrainën”.
Diçka e tillë nuk është hera e parë që ndodh, pasi e kemi hasur disa herë gjatë kësaj periudhe.

(BalkanWeb)
