Forcat ruse kanë bërë një tjetër ofensivë në Ukrainën lindore, thotë kreu i administratës rajonale të Luhanskut, Serhii Haidai.

Haidai tha për CNN se 80% e territorit të Luhanskut është nën kontrollin rus mes një beteje të madhe për pushtimin e rajonit të Donbasit.
“Armiku u përpoq të futej në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të Rubizhne, por dështoi”, tha ai. “Ata kryen sulme të pasuksesshme në drejtim të Novotoshkivske, sulmi në Popasna vazhdon.”

Ndërtesat e banimit në qytetet Rubizhne dhe Novodruzhesk u shkatërruan nga zjarri rus dhe se në Severodonetsk nuk mbeti asnjë depo ushqimore, tha ai. CNN nuk është në gjendje të konfirmojë detajet e shkatërrimit të përshkruar nga Haidai.
“Pjesa më e madhe e shkatërrimit të shkaktuar nga pushtimi rus në 24 orët e fundit është në Rubizhne dhe Novodruzhesk,” tha ai. “Njerëzit marrin ushqim vetëm nga furnizimet humanitare.”
“Gjashtë zjarre kanë shpërthyer në ndërtesa banimi në rajon”, tha ai, duke shtuar se ato janë shuar dhe pesë persona janë shpëtuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: