Rusët nuk i kanë ndalur bombardimet në Ukrainë. Këtë mbrëmje raportohet se ata kanë sulmuar disa qytete të vendit.
Më konkretisht bëhet fjalë për Zaporizhzhia, Kyiv, Mykolaiv, Cherkasy. Ky operacion vjen në vazhdën e sulmeve të regjistruar një ditë më parë, ku rusët goditën një sërë objektivash në Ukrainë.
Ndërkohë sulme të ashpra janë regjistruar në Mariuopl. Atje ushtarët ukrainas janë vendosur në fabrikën e çelikut dhe po i bëjnë ballë armikut.
Një pjesë e civileve që strehoheshin në fabrikë janë liruar, ndërsa ushtarët, sipas raportimeve janë vendosur në pozicione sulmi dhe të gatshëm për të mbrojtur pjesën e fundit të qytetit që nuk është pushtuar nga forcat armike.
(BalkanWeb)
