Një djalë 14-vjeçar nga Florida i tha policisë se ai qëlloi aksidentalisht dhe vrau vëllain e tij 11-vjeçar pasi gjeti një armë në një rrugicë pranë shtëpisë së tyre, thanë autoritetet.

Policia e Shën Petersburgut gjeti Amir Williams duke vuajtur nga një plagë me armë zjarri, sipas një njoftimi të policisë. Djali më pas ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Fëmijët kishin një ditë pushimi nga shkolla dhe Amir ishte në shtëpi me vëllain e tij më të madh dhe motrën 13-vjeçare, tha policia. Nëna e fëmijëve nuk ishte në shtëpi.

Vëllai i Amirit u tha hetuesve se e kishte gjetur armën dhe se askush tjetër në familje nuk e dinte se ai e kishte atë. Policia po punonte me prokurorët për të përcaktuar nëse do të ngrihej ndonjë kallëzim penal.

Arma u raportua e vjedhur të mërkurën në Shën Petersburg.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb