RUSI
Mikhail Abyzov, 46 vjeç, ish ministër në qeverinë ruse , u ndalua të martën nga shërbimi i sigurisë FSB, shkruan AFP. Gjykata urdhëroi që ai të mbahej për dy muaj nën arrest. Nëse dënohet, ai përballet me 20 vjet burg.
Komiteti Hetues i Rusisë, i cili i përgjigjet Presidentit Vladimir Putin, tha se Abyzov dhe “bashkëpunëtorët” e tij kishin mashtruar dy kompani energjetike prej rreth 62 milionë dollarë.
“Nëpërmjet veprimeve të tyre të paligjshme, bashkëpunëtorët kanë vënë në rrezik zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sigurinë energjetike të dy rajoneve siberiane”, thanë hetuesit në një deklaratë. Nga ana tjetër Abyzov i ka mohuar akuzat.
(BalkanWeb)
