Goditje të reja kundër Perëndimit nga Moska, me Sergei Lavrov që akuzon aleatët se nuk duan t’i japin fund armiqësive në Ukrainë.

“I fundit që vërtetoi se Perëndimi nuk dëshiron që lufta të përfundojë është Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ditët e fundit tha se një armëpushim do të ishte në interes të Federatës Ruse dhe kjo nuk mund të lejohet. Është e vështirë për mua të them se në çfarë bazohet një analizë kaq e cekët”, tha ministri i Jashtëm rus.

“I vetmi supozim që bëjmë është se Perëndimi nuk dëshiron ta ndalë këtë luftë, pasi ka interesat e veta gjeopolitike. Para së gjithash, ajo dëshiron të eliminojë një tjetër konkurrent në skenën botërore”, vazhdoi Lavrov.

“Edhe një herë, ne kemi tërhequr vëmendjen për vijën subversive të vendeve të NATO-s, të cilat janë tërhequr në konflikt për një kohë të gjatë gjithnjë e më thellë. Në fakt, ata po luftojnë në anën e regjimit të Kievit”, shtoi ministri rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb