Rusia po përgatitet të largohet nga traktati i vëzhgimit ushtarak “Qiej të Hapur”, pas largimit të SHBA-së, njoftoi dje Ministria e Jashtme ruse.

“SHBA-ja nuk iu përgjigj propozimeve nga Moska mbi ruajtjen e traktatit, kështu që Rusia po fillon tërheqjen e saj”, deklaroi ajo.

Traktati “Qiej të Hapur” kërkon të forcojë besimin duke lejuar nënshkruesit e tij të vëzhgojnë ushtritë e njëri-tjetrit.

Sipas Ministrisë së Jashtme, SHBA-ja u largua nga traktati në bazë të akuzave false.

Në nëntor, SHBA përfundoi zyrtarisht bashkëpunimin e saj me traktatin “Qiej të Hapur”, gjysmë viti pasi njoftoi se do të tërhiqej nga marrëveshja.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb