Irani dhe Rusia kanë rritur bashkëpunimin e tyre përballë sanksioneve perëndimorë në lidhje e sistemet e tyre bankare.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar iranian, ndërsa zëvendësguvernatori i bankës qendrore, Mohsen Karami, tha se bankat në të dy vendet kishin lidhur rrjetet e tyre të mesazheve pas marrëveshjeve të arritura gjatë vitit të kaluar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Nuk ishte e qartë nëse ato lidhje do të lejonin transferimin e fondeve dhe shërbimet nuk ishin ende të disponueshme për klientët e bankës. Karami tha se 100 banka në 13 vende të tjera ishin të lidhura me rrjetin, pa i përmendur ato.

Në lidhje me këtë lëvizje nuk ka pasur reagim nga SHBA APO Rusia, të cilat më parë kanë punuar me aleatët e tyre për të izoluar të dy vendet.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës rreth një vit më parë, vendet perëndimore ndaluan bankat kryesore ruse nga sistemi i mesazheve financiare SËIFT me bazë në Belgjikë, i cili lëviz çdo ditë miliarda dollarë në mbarë botën midis më shumë se 11,000 bankave dhe institucioneve financiare.

Terhani dhe Moska kanë forcuar lidhjet pas pushtimit të Rusisë, me Iranin që furnizon drone sulmuese që kanë bombarduar infrastrukturën dhe objektiva të tjera civile në të gjithë Ukrainën.

Irani ka qenë “pjesëmarrëse” ndaj luftës së Ukrainës, duke qenë përkrah Rusisë dhe furnizuar atë me dronë luftarakë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb