Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra tjetrën për shkelje të një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Armëpushimi u shpall nga vetë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Që nga fillimi i ditës, numri i sulmeve të kryera nga agresori ka arritur në 51”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Forcat Ajrore Ukrainase raportuan 44 mjete ajrore pa pilot të lëshuara nga Rusia që nga e premtja.

Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes tha se grupet ukrainase nisën sulme me dronë dhe artileri ndaj pozicioneve ruse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb