Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth ka folur për mediat pas takimit të NATO-s në Bruksel, teksa ka deklaruar se ai diskutoi për luftën në Ukrainë në një takim me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, ku morën pjesë ministrat e NATO-s dhe këshilli ukrainas.

Teksa u ndal te fundi i luftës në Ukrainë, Hegseth tha se paqja që do të negociohet do të duhet të përmbajë disa elementë që asnjëra palë nuk dëshiron, por kufijtë nuk do të kthehen atje ku ishin në 2014.

Ai tha se Presidenti Donald Trump i ka telefonuar presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në fillim të kësaj jave.

“Çdo negociatë do të bëhet me të dyja palët,” theksoi Hegseth.

Ai shtoi se NATO dhe anëtarët e saj evropianë do të luajnë një rol në “nevojën për paqe”, duke thënë se negociatat “ndikojnë shumë njerëz”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb