Rusia do të ndërtojë mbi 50 komplekse ushtarake në ishujt Kurile pranë kufirit me Japoninë.

Në një deklaratë nga ministria ruse e Mbrojtjes theksohet se deri më sot në ishujt Kurile ka përfunduar ndërtimi i rreth 30 komplekseve ushtarake.

“Në mesin e komplekseve ushtarake të ndërtuara ndodhen 7 ndërtesa të akomodimit ushtarak prej të cilave njëra do të përfundojë këtë vit. Së shpejti në të ardhmen do të përfundojnë gjithsej ndërtimi i 51 komplekseve ushtarake”, thuhet në deklaratë.

Mosmarrëveshja mes Rusisë dhe Japonisë mbi Ishujt Kurile

Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, aneksoi Ishujt Kurile të Japonisë, që shtrihen rreth 1.300 kilometra dhe ndajnë Oqeanin e Paqësorit dhe Detin Ohotsk.

Palët nuk mund të arrijnë rezultat në negociatat e kryera për të nënshkruar marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Japonisë për shkak të mosmarrëveshjes për pjesën territoriale të cilën Japonia pas aneksimit i ka emërtuar si “Rajonet Veriore”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb