Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se Rusia e ka kthyer Khersonin në një “qytet vdekjeje” pasi ka plaçkitur gjithçka dhe planifikon ta granatojë atë sapo trupat ukrainase të ndërhyjnë në të.

Mykhailo Podolyak lëshoi ​​​​paralajmërimin disa orë pasi Moska tha se do të tërhiqte trupat nga Kherson në bregun lindor të lumit Dnipro, duke i dhënë Ukrainës një nga përparimet më të mëdha që nga nisja e agresionit në shkurt.

“Federata Ruse dëshiron ta kthejë Khersonin në një “qytet të vdekjes”, tha Podolyak të enjten. “Ushtria ruse shkatërron gjithçka që mundet; apartamente, kanalizime. Artileria në bregun e majtë planifikon ta kthejë qytetin në gërmadhë”, u shpreh ai.

Gjenerali Valerii Zaluzhnyi, komandanti kryesor i ushtrisë së Ukrainës, tha se njerëzit e tij kanë filluar të lëvizin drejt qytetit dhe kanë avancuar katër milje në dy drejtime dhe kanë kapur rreth 12 fshatra në 24 orët e fundit, ndërsa shtoi se ai nuk është në gjendje të konfirmojë ose mohojë nëse tërheqja e rusëve është e vërtetë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: