RUSI-Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për votimin nëpërmjet një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Në deklaratë thuhet se aplikimi i Prishtinës ishte i ngutshëm, raporton KTV.

“Kosova, ende nën tranzicionin e administratës së OKB-së (UNMIK), nuk mund të shihet si shtet që ka personalitet juridik, prandaj nuk mund të aplikojë në një organizatë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Sipas ministrisë që udhëhiqet nga Lavrov rezultatet e votimit treguan se aplikimi i Kosovës ishte i pamatur.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: