Presidenti i Ukrainës Volodymyyr Zelensky ka deklaruar se forcat ruse kanë goditur termocentralin Sloviansk “disa orë më parë”.
Dy persona u vranë dhe disa u plagosën, tha Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë në Telegram.
“Ky është terror,” shtoi ai. “Njerëzit normalë nuk luftojnë kështu dhe bota duhet të reagojë në mënyrë të përshtatshme ndaj kësaj lufte ruse.”
Sloviansk u godit gjithashtu herët këtë mëngjes, sipas autoriteteve rajonale.
Forcat ruse shënjestruan ndërtesa shumëkatëshe, një kafene, një zyrë postare dhe një strukturë infrastrukturore. Tre persona u vranë, thanë zyrtarët vendas.
