Rusia është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për numrin në rritje të viktimave në njerëz për shkak të përshkallëzimit midis Izraelit dhe Palestinës tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas tij, sulmet në qendrën mediatike ndërkombëtare në Rripin e Gazës janë gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që sulmet e tilla po ndodhin. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për numrin në rritje të viktimave njerëzore”, tha ai.

Peskov shtoi se çdo rritje e mëtejshme e tensioneve midis Izraelit dhe Palestinës do të kërcënojë sigurinë e Rusisë dhe situatën në Lindjen e Mesme.

“Në përgjithësi, rajoni ka një sistem mjaft të brishtë të sigurisë, një mungesë të madhe besimi të ndërsjellë dhe potencial të gjatë për konflikte rajonale, e cila nuk kontribuon në stabilizimin. Është shumë e rëndësishme të mos lejomë që ngjarjet të marrin formën e një skenari të dhunshëm”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se Rusia së bashku me vendet e tjera, po bën “përpjekje energjike” në kontaktet dypalëshe për të ndaluar dhunën.

Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka folur as me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe as me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për situatën, por kontakte të tilla mund të rregullohen shpejt nëse është e nevojshme.

Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor që nga fillimi i majit kur një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze, e cila më vonë u shty.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Përshkallëzimi rezultoi me sulme ajrore nga Izraeli në Gaza, ku si pasojë humbën jetën 200 palestinezë dhe më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në 1980, një veprim që nuk është njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb