Ambasadori i sapoemëruar i Rusisë në Japoni ka paralajmëruar Tokion për pasoja të rënda dhe hakmarrje nëse sistemet raketore Patriot të prodhuara nën licencën amerikane në Japoni përfundojnë në Ukrainë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Ambasadori Nikolai Nozdrev tha se Moska do të vëzhgojë nga afër për të parë se ku përfundojnë eksportet japoneze të armëve pasi Tokio zbuti rregullat e saj të eksportit në fund të vitit të kaluar.

Konkretisht, zyrtari rus theksoi se Moska do të vëzhgojë nëse ndonjë raketë Patriot e prodhuar në Japoni me licencë të SHBA-së do të eksportohet në SHBA dhe më pas në Ukrainë.

“Prandaj, ne do të vëzhgojmë me kujdes për t’u siguruar që Patriotët e dorëzuar të mos përfundojnë në Ukrainë, sepse nëse kjo ndodh, do të ketë pasojat më të rënda për marrëdhëniet dypalëshe (Rusi-Japoni), përfshirë hakmarrjen,” paralajmëroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb