Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka konfirmuar për agjencitë ruse të lajmeve se ambasadori rus në Ankara, Andrey Karlov, u është qëlluar për vdekje në një sulm.

Zakharova tha se ambasadori vdiq pas një akti terrorist dhe se Moska është në kontakt me autoritetet turke për të marrë informacione rreth sulmit.

“Sot, gjatë një ngjarje publike, një person i panjohur ka hapur zjarr kaotik”, është cituar të ketë thënë Zakharova.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve Interfax se presidenti Vladimir Putin ishte në dijeni në lidhje me sulmin dhe se së shpejti do të publikojnë një raport nga shërbimet e inteligjencës dhe ministria e jashtme në lidhje me këtë incident.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: