RUSI

Rusia pas mbylljes së kufirit në Lindjen e Largët me  Kinën tashmë duket se nuk do të rrezikojë më me koronavirusin.
Kryeministri i ri Mikhail Mishustin njoftoi se Rusia ka urdhëruar dëbimin e të gjithë të huajve të cilët kanë koronavirus dhe ndodhen brenda terriotorit të vendit.

”Tani koronavirusi është shtuar në listën e sëmundjeve shumë infektive. Kjo do të lejojë për të dëbuar shtetasit e huaj, nëse konstatohet se kanë një sëmundje të tillë, dhe të shpallim masa speciale kufizuese, duke përfshirë izolimin dhe karantinën,”- tha Mishustin tha në një konferencë të përditshme me zëvendëskryeministrat në Moskë.

Që prej shfaqjes së virusit vetëm dy persona janë konstatuar të infektuar me koronavirus në Rusi. Ata janë izoluar por rreziku mbetet i madh për shkak se si vend fqinj i Kinës ku deri tani kanë vdekur 362 persona nga ky virus dhe janë infektuar mbi 17 mijë, rreziku nuk ka kaluar ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb