Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka thënë se nuk sheh një kërcënim të vërtetë ushtarak nga Rusia për vendet e NATO-s, pasi ajo ka rezultuar e paaftë të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë, por shtoi se Ukraina po e humbet luftën.
Ai tha se rusët ishin shumë të dobët për këtë; ata nuk mund ta mposhtnin as Ukrainën, kështu që nuk mund ta sulmonin vërtet NATO-n.
Ndërkohë, në përgjigje të një pyetjeje tjetër, ai tha se Ukraina po e humbiste luftën dhe se negociatat e vërteta për përfundimin e saj do të zhvillohen midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“As Evropa dhe as Ukraina nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Rusinë. Ukraina sepse po e humbet luftën, dhe Evropa sepse është shumë e përfshirë në të. Duhet të ketë një marrëveshje midis rusëve dhe amerikanëve”, tha kryeministri hungarez.
Orban, i konsideruar gjerësisht si një nga udhëheqësit më pro-rus të Bashkimit Evropian, tha se nuk është në interes të BE-së, përfshirë Hungarinë, të ketë “një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë” ose “një kërcënim lufte”, kështu që Ukraina nuk duhet t’i bashkohet NATO-s.
“Evropa duhet të forcohet në planin afatgjatë dhe duhet të ketë një marrëveshje strategjike me Rusinë”, tha Orban, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë po “shkatërrojnë Hungarinë dhe të gjithë Evropën”.