Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, paralajmëroi të mërkurën se ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se Ryabkov u shpreh se Rusia i paralajmëron SHBA-të kundër ofrimit të një ndihme të tillë për Izraelin – ose madje edhe kundër marrjes në konsideratë të saj.

Ai tha se Moska ishte në kontakt si me Izraelin ashtu edhe me Iranin, raporton Reuters.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb