Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar sot se është koha për një diskutim të udhëheqësve mbi prioritetet dhe afatet kohore të garancive të sigurisë për Ukrainën.

Pas një telefonate me Presidentin e Finlandës Alexander Stubb, Zelenskyy tha se ekipet po “përgatitnin në mënyrë aktive arkitekturën e garancive të forta dhe shumëpalëshe të sigurisë”.

Kjo, tha ai, përfshinte evropianët, amerikanët dhe partnerë të tjerë në “koalicionin e të vullnetshmëve”.

Por, ndërsa këto bisedime duket se po përshpejtohen, Zelenskyy akuzoi Rusinë për “dërgimin e sinjaleve negative në lidhje me takimet dhe zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve”.

“Ka sulme në qytetet dhe fshatrat tona që po vazhdojnë. Ka viktima të reja çdo ditë”, tha ai.

“Nevojitet presion. Ne mbështetemi në të. Hapat janë të nevojshëm konkretisht nga Rusia, hapa drejt diplomacisë së vërtetë”, theksoi Zelensky.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb