Vladimir Putin ka mbajtur sot një fjalim plot mesazhe para dhjetëra mijëra rusëve që valëvisin banderola, në një përpjekje për mbështetje për pushtimin e tij në Ukrainë, ku aksioni ushtarak thuhet se na ngecur. Daily Mail shkruan se Putin foli për arsyet që sipas tij filloi lufta dhe shpërndau një histori të rremë të Rusisë, ndërsa betejën e cilësoi ‘sukses’.

Despoti doli në skenën e stadiumit të Kupës së Botës Luzhniki të Moskës i veshur me një xhaketë Loro Piana prej 10,000 paund, pavarësisht se ekonomia e vendit të tij po shkatërrohet nën peshën e sanksioneve perëndimore. Ai iu drejtua turmës së njerëzve që valëvisnin flamuj kombëtarë rusë dhe parulla të shënuara me shkronjën “Z”, simbol i pushtimit të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Putin, foli për ndarjen e një ‘fati të përbashkët’ me Krimeasit, për ‘denazifikimin’ e rajonit në vitin 2014 dhe për ‘trimërinë’ e ushtarëve që aktualisht luftojnë në Ukrainë, ndërsa pjesëmarrësit në takim thërrisnin “Rusi, Rusi, Rusi”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: