Rusia njoftoi se do të vendosë armë bërthamore pranë kufijve të NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov, i cili deklaroi se Rusia do të vendosë armët taktike bërthamore në Bjellorusi pranë kufijve të aleatit të saj me vendet e NATO-s. Një lëvizje e cila mund të nxisë përshkallëzim të tensioneve me Perëndimin.

“Kjo do të bëhet pavarësisht zhurmës në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara,” tha Gryzlov për televizionin shtetëror bjellorus.

Gryzlov tha se një strukturë magazinimi do të përfundojë deri më 1 korrik, pa specifikuar se ku do të vendosen armët. Paralajmërimi i Rusisë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, shkruajnë mediat e huaja.

Bjellorusia ndan kufijtë me Lituaninë, Letoninë dhe Poloninë, të cilat të gjitha janë anëtarë të NATO-s, aleanca ushtarake e krijuar fillimisht për të penguar zgjerimin sovjetik në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb