Rusia ka rimarrë sërish kontrollin e Khersonit.

Mediat e huaja raportojnë se Rusia ka ndërmarrë masën e parë. Nga 1 maji ato do të lejojnë përdorimin e rublës.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarako-civile të rajonit, tha për Ria Novosti se tranzicioni do të ndodhë në një periudhë prej katër muajsh, gjatë së cilës rubla ruse dhe hryvnia ukrainase do të jenë në qarkullim.

Pas kësaj periudhe, rajoni do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse, shtoi ai. Kujtojmë që

Rusia e rimori kontrollin e qytetit disa ditë më parë. Ata e shohin Khersonin si një shtysë për vijimësimin e luftës, pasi qyteti është një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: