20 dronë ka lëshuar Rusia gjatë natës të cilët janë rrëzuar tha ushtria ukrainase më 17 maj. Sipas mediave dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës, Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit raporton REL.

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re.

Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Përmes Telegram ai tha se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre. Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte ndërtesë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi në Telegram.

Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin e Potlavës, por guvernatori rajonal, Filip Pronin, nuk raportoi për viktima apo dëme në infrastrukturë. Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë pranuar se situata në këtë rajon është e vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: