Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Rusisë gjatë natës kundër Ukrainës, njoftuan shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale, sipas AFP-së.

Sergiy Lysak, kreu i administratës ushtarake, bëri të ditur se bombardimi i qytetit portual jugor të Odesës shkaktoi vdekjen e një burri 35-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, më në veri të vendit, në rajonin e Kharkivit, shërbimet shtetërore të emergjencës njoftuan se pas një sulmi me dron u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një djali 10-vjeçar. Sipas të njëjtit burim, tre persona të tjerë u plagosën, siç u bë e ditur në një postim në Telegram.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb