Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra gjatë natës nga Rusia në Ukraina.

Sipas autoriteteve në Kiev, goditjet kanë shënjestruar kryesisht qytetet Poltava dhe Zaporizhia, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Si masë emergjente, një alarm për sulm ajror është shpallur pothuajse në të gjithë territorin e vendit, me përjashtim të rajonit jugor të Odesa.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb