Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin jugor ukrainas, Kryvyi Rih.
Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy e pranoi edhe vetë, se rusët kanë bombarduar vendlindjen e tij.
“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina, së bashku me partnerët e saj, duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore”, njoftoi ai në rrjetet sociale.
Një ndërtesë administrative dhe një bllok banimi janë dëmtuar nga sulmi, njoftoi Komanda Ushtarake Jugore e Ukrainës. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më datë 24 shkurt 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
(Balkanweb)