Rusia ka vijuar sulmet me dronë në Ukrainë, ndërsa autoritetet e Kievit njoftuan se kanë ndaluar 74 nga 95 dronë të lëshuar nga Moska gjatë natës së kaluar.
Sipas tyre të paktën 21 dronë arritën të godisnin nëntë vende të ndryshme.
Dy persona u vranë në Kostiantynivka dhe Bokove në Donetsk, tha guvernatori Vadym Filashkin. 12 persona të tjerë pësuan lëndime në rajon gjatë ditës së kaluar.
Një sulm masiv me dronë në Sumy dëmtoi infrastrukturën, ndërsa autoritetet raportuan ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në qytet.
Një grua 68-vjeçare u plagos në një sulm në Kharkiv, sipas guvernatorit të rajonit, ndërsa dy gra të tjera u plagosën në Zaporizhzhia Oblast, tha guvernatori Ivan Fedorov.
Në Kherson, 11 persona u plagosën ndërsa 36 vendbanime, përfshirë qendrën rajonale, u sulmuan.
