NATO ende mbështet qëllimin e Ukrainës për t’u bashkuar me organizatën, por vendimi përfundimtar varet nga marrëveshja e të gjitha shteteve anëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e deklaroi këtë në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e aleancës në Bruksel.
“Ukraina është në një rrugë të pakthyeshme drejt NATO-s. Çdo vend në rajonin tonë mund të aplikojë për anëtarësim dhe Ukraina e ka bërë këtë. Por aktualisht nuk ka unanimitet për këtë çështje”, theksoi ai, duke shtuar se kjo vlen edhe për çështjet e një marrëveshjeje paqeje.
Rütte vuri në dukje gjithashtu se diskutimet mbi anëtarësimin e Ukrainës në NATO do të vazhdojnë.
