Prej disa ditësh pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga një mot me reshje shiu. Pavarësisht këtij fakti, temperaturat vijojnë të jenë normale.

Por si do të jetë moti për ditët në vijim? Sipas Meteoalb, vendi ynë deri në fund të javës pritet të shoqërohet nga një mot me shira dhe kryesisht kthjellime në pjesën e dytë të ditës.

46495992 1890071421080156 2736998025686679552 N
46495992 1890071421080156 2736998025686679552 N

Kështu për ditën e nesërme parashikohet që ketë shira të izoluara në perëndim gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell kthjellime në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Meteoalb sjell edhe parashikimet për ditët e festave, përkatësisht 28 dhe 29 nëntor. Më 28 nëntor moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Gati e njëjta situatë parashikohet edhe më 29 nëntor, por në zonat qendrore do të ketë shira të izoluara.

46525874 1890091164411515 5910268066112995328 N
46525874 1890091164411515 5910268066112995328 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: