Fshati gjerman St Nikolaus, ku fëmijë nga e gjithë bota i dërgojnë letra babagjyshit për shumë se 50 vjet, njoftoi të hënën se ka arritur t’u përgjigjet mbi 30 000 letrave këtë vit, duke vendosur një rekord të ri.

Fshati, që ndodhet në Saarland pranë kufirit francez, është i vetmi vend në Gjermani që ka te njëjtin emër me Shën Nikollën.

Zyra postare trajtoi më shumë letra se kurrë këtë Krishtlindje, me rreth 44 vullnetarë që iu përgjigjën gjithsej 30 711 letrave nga fëmijë në 43 vende të ndryshme.

Shumica dërrmuese e letrave vinin nga Gjermania (rreth 90%), ndërsa ndërkombëtarisht pjesa me madhe e letrave vinin nga Tajvani (1 083), Franca (374) dhe Kina (352).

Çdo letre të përgjigjur dhe çdo zarf kthimi shënohet me një vulë postare të veçantë të Shën Nikollës.

Emri Santa Claus rrjedh nga Shën Nikolla, një peshkop i hershëm i krishterë në Turqinë moderne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb