Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në Qarkun Vlorë.

Detaje pranë organizimit bëjnë të ditur se parashikohet të jenë rreth 10 mijë simpatizantë socialistë në sheshin ku nis Lungomare.

Më herët gjatë paradites Rama do të jetë në aeroportin e ri të Vlorës ku është parashikuar të ulet avioni i parë teksa ka nisur tashmë edhe faza e testimit të kësaj vepre deri në nisjen e fluturimeve të rregullta.

Pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi në daljet e ditëve të fundit.

Njësoj siç bëri 4 vite më parë në prag të zgjedhjeve, ku përllogariti numrin e mandateve që do të fitonte Partia Socialiste, edhe nesër Rama pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht. Një numër i madh votuesisht nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Skuadra e kandidatëve të PS-së në Vlorë, e kryesuar nga drejtuesi politik Bledi Çuçi. Në listën e kandidatëve në këtë qark ka edhe emra të njohur të politikës nga e majta si Damian Gjiknuri e Vullnet Sinaj. Vasil Llajo nga bota e biznesit dhe përfaqësues i minoritetit kandidon gjithashtu në listën e hapur të PS në Qarkun e Vlorës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb