NGA KRESHNIK COLLAKU*
Nuk kam as më të voglin vlerësim për idetë dhe ideologjinë e Alexis Tsipras. Mendoj se idetë dhe realizimi në praktikë i tyre do të jetë shkatërrues për Greqinë. Mendoj se vota greke është votë që nuk do të zgjidhë situatën vec do e rëndojë atë.

Por kjo është ajo cka mendoj unë dhe kjo shkon në të kundërt të asaj cka mendon shumica e grekëve që votuan Alexis Tsipras.

Në të njëjtën kohë nuk mundem të mos ndjej respekt për standartin demokratik përmes të cilit kjo histori po kalon.

Është e vështire te mos ushqesh respekt për Alexis Tsipras, edhe duke pasur ideologji të kundert, respekt për një politikan që betejat apo vështirësitë në qeverisjen e vendit dhe të forcës së tij politike i ballafaqon me votën demokratike të qytetarëve të vet.

Respekti behet detyrim nga nje ambient politik si ky yni, ku ballafaqohemi me skandale qeveritare qe neverisin cdo dite.

Respekti per Tsipras behet detyrim duke krahasuar standartin e tij demokratik me standartin “demokratik te Rilindjes se Rames”e te qeveritareve te majte me Tirane.

Alexis Tsipras con vendin ne zgjedhje per “nje fjale goje”..,veprime qe homologet e e sivellezrit e tij ideologjik e politik ne Tirane nuk do i kushtonin asnje konference shtypi.

Tsipras zhvillon nje referendum dhe nje pale zgjedhje te pergjithshme vetem per “dinjitetin e tij politik” dhe per te rikonfirmuar besimin e qytetareve te tij.

Ndersa ne Tirane, te majtet e rilindur, edhe pse ministri i Brendshem dyshohet per trafik droge, kryetari parlamentit akuzohet per nje megarushfet, maxhoranca parlamentare bazohet mbi 20 deputete gangstere dhe trafikante dhe kryeministeri tundohet te deboje perfaqesite diplomatike perendimore pse qortojne qeverine…shfaqin antistandartin e Tsiprasit.

Duke njohur degradimin e Rilindjen se Majte ne Tirane..,nuk ke si te mos respektosh te majtin grek Alexis Tsipras…,edhe duke qene i Djathte !!

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb