Gazetari Artan Hoxha, u shpreh në emisionin “Kjo Javë”, se SPAK dhe GJKKO po shtojnë presionin ndaj Ballukut, duke iu afruar kompanive që kanë përfituar tendera në ministrinë e drejtuar prej saj.
Hoxha tha se megjithëse Rama po tenton të mbajë larg SPAK, mesazhi i sotëm me kontrollet e ushtruara në banesat e disa kompanive, po i jep një shenjë kryeministrit, duke i treguar se sa më shumë rezistohet aq më shumë dosjes i shtohen faqet.
“SPAK ka shkuar në banesa, kompani që kanë lidhje me tenderat e ministrisë së Ballukut, janë marrë dokumente shkresa, pajisje elektronike, celularë, të gjitha janë me një vendim të GJKKO që ka autorizuar këtë valë të kontrolleve dhe po i jep një shenjë kryeministrit, duke i treguar se sa më shumë rezistohet aq më shumë dosjes i shtohen faqet”, tha Hoxha.
Artan Hoxha: Kryeministri ka përdorur të gjitha pushtetet e tij për ta penguar dhe pezulluar. Dhe çfarë po ndodh, ne sot kemi kërkesën në Kushtetuese ende pezull dhe kërkesën në Kuvend të bllokuar.
SPAK ka hapësirë ligjore dhe po i bie nga Kina për të shkuar tek Balluku. Rama u vuri mur, ata po bëjnë kontrolle. Ata po tregojnë se dhe nga bishti mund të dalin tek koka. Ata po mundohen të evidentojnë të gjithë aktivitetin e saj.
Në fillim kishte vetëm një çështje dhe të tjerat ju shtuan mbrapa. Sa më shumë reziston Balluku, aq më shumë e shton presionin SPAK. Kontrollet i ka bërë BKH dhe në vazhdën e hetimeve, SPAK ka shkuar në banesa, kompani që kanë lidhje me tenderat e ministrisë së Ballukut, janë marrë dokumente shkresa, pajisje elektronike, celularë, të gjitha janë me një vendim të GJKKO që ka autorizuar këtë valë të kontrolleve dhe po i jep një shenjë kryeministrit, duke i treguar se sa më shumë rezistohet aq më shumë dosjes i shtohen faqet.
Pika kritike nuk ka mbërritur akoma, kryeministri do të përdorë të gjitha mjetet ta zgjasë, por ai nuk mund të pengojë në kuvend një vendim të gjykatës. Ai nuk e zhvlerëson dot, por ai po përpiqet ti vendosë kufijtë SPAK.
