Tërësisht ndryshe! Kështu mund të thuhet për deputetin socialist Paulin Stërkaj. Në një foto të shkrepur nga paparacët e “Panoramës” deputeti i Qarkut të

Shkodrës duket në një ndryshim drastik në pamje, teksa ka humbur disa kilogramë.

Kujtojmë se pak vite më parë, Stërkaj pati një problem të rëndë shëndetësor.

Madje, edhe vetë Kryeministri Rama bëri një status në “Facebook” për Paulin Sterkajn, deputetin socialist që tashmë ka disa mandate. Por këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës dhe socialisti është rikthyer në vendin e tij si ligjvënës. Vetëm se këtë herë larg pamjes që ishim mësuar ta shikonim. Duhet thënë se ky ndryshim përveçse estetik, është edhe shëndetësor, duke u kujdesur më shumë për mirëqenien e tij.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb