Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se draft-marrëveshja për t’i dhënë fund luftës ruso-ukrainase nuk parashikon heqjen e sanksioneve kundër Moskës nga Shtetet e Bashkuara, por Uashingtoni synon t’i heqë ato gradualisht pas përfundimit të luftës.

“Ne nuk shohim heqje të sanksioneve në këtë marrëveshje midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, por e kuptojmë se SHBA-të do të lëvizin drejt heqjes sistematike të sanksioneve pas përfundimit të luftës.”

“Dhe këtu pyetja është se sa të fortë mund të jenë evropianët”, tha Zelensky.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb