TIRANE

Dje bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Sabri Fejzullahut kishte ditëlindjen. Edhe pse ai dhe gruaja e tij, Nera kanë mbi 30 vjet martesë ata janë tepër të dashuruar me njëri tjetrin. Çifti i njohur tashmë gëzojnë jetën si gjyshër të shumë nipave e mbesave.

Në këtë ditë të veçantë këngëtari i ka bërë një dedikim shumë emocionues. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një foto përkrah bashkëshortes, ku të dy duken shumë të lumtur.

Sabri

“Ti gëzim, lumturi, dashuri, motiv, buzëqeshje, mërzi, lot, sinqeritet, harmoni, bashkëshorte, nënë, gjyshe me virtytet më të mira që duhet të ketë një femër. Të gjitha këto i ke ti Nerush që sot ke ditëlindjen dhe sot gjithë ditën kam shkruar e fshirë sa e sa fjalë për ty. Po të uroj me zemër t’i presësh edhe 100 ditëlindje të tjera me shëndet, me buzë në gaz, me mirësi e me nip e mbesa, me dashurinë që ju dhuron e që merr nga ata. Eh sa shumë gjëra të tjera do të uroja shpirti im, po sa më shumë mundohem, aq më shumë po të hy në hak. E lus Zotin që gjithçka që është e mirë, ta kesh ti. Si gjithmonë ty të dua më shumë në këtë jetë që m’i di dhe m’i shëron dhimbjet e m’i kthen në buzëqeshje. Vetëm ty e me ty Lali”- shkruan këngëtari i njohur për bashkëshorten. Çifti i njohur kanë më shumë se 32 vite martesë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb