Tashmë që sezoni i plazhit është duke nisur, të gjitha personazhet nxitojnë të vijnë në formë të mirë trupore për t’u dukur sa më bukur në bregdet. Edhe Sadije Berisha, me sa duket, është gati për shfaqjen në plazh. Ditët e fundit ajo ka postuar dy foto teksa tregon format që aktualisht ka. Në statusin që shoqëronte fotot, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës shprehet se, gjashtë javë para fillimit të sezonit veror ajo është gati për t’u ushtruar fizikisht, duke ndjekur një regjim rigoroz.

E, natyrisht që, format që Sadija gëzon, do t’ia kishte zili çdo vajzë. Mirëpo, fill pas komenteve pozitive që ajo ka marrë
nga miqtë, Sadija i ka hequr fotot nga “Facebook”- u personal, duke dashur kështu edhe njëherë të mos bëhet pjesë
e mediave të shkruara. Por, fotot e publikuara dhe të hequra rishtazi nuk mund t’i shpëtonin “syrit” tonë.

 

(m.k/VipPages/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: