Lugano me Paulo Tramexanin në pankinë dhe Armando Sadikun në fushë, nuk do t’a ketë më problem mbijetesën në Superligën zvicerane. Kjo pasi bomberi shqiptar është treguar vendimtar me golin e realizuar në minutën e 66-të të takimit duke i siguruar fitoren Luganos në transfertë 0-1 kundër ST.Gallen.

Sadiku na ka mësuar se mund të realizojë shumë gola, por ky i sotmi është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Elbasanasi ka dhuruar një kryevepër me kthesën e tij në kufijtë e zonës duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.

Falë këtij goli, Lugano mban vendin e 6-të me 25-së pikë, 1 më pak se St.Gallen i vendit të pestë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb