Armando Sadiku ka qenë vendimtar në sfidën që skuadra e tij Legia ka luajtur sot kundër kryesuesve të kampionatit, Zaglebie. Bomberi i kombëtares shqiptare ka realizuar golin e parë në fitoren 2-1 të vendasve.
Në minutën e 57-të Sadiku ka marrë një asisit perfekt të cilin e ka shfrytëzuar në maksimum duke dhënë një goditje shkatërruese për portierin kundërshtar që nuk mund të bënte asgjë për t’a ndalur sferën. 7-të minuta më pas ishte Szymanski ai që dysfishoi shifrat para se në minutat shtesë të lojës së rregullt miqtë të ngushtonin diferencat. Kaq pasi takimi do të mbyllej me shifrat 2-1.
Armando Sadiku Goal HD – Legia 1-0 Zaglebie 27… by sharleenguglielmo
Pas javës së shtatë Legia renditet e 3-ta me 13 pikë, 1 më pak se vendi i parë.
(e.k/BalkanWeb)
