Vusal Isgandarli ishte një nga autorët e golave për Partizanin në barazimin 2-2 ndaj Elbasanit.

Futbollisti azer, madje i dhuroi avantazhin e përkohshëm kryeqytetasve duke shënuar në të 66-tën, ndërsa pas këtij episodi sulmuesi i krahut të majtë e pati të pamundur të vazhdonte më tej ndeshjen duke i kërkuar stafit teknik zëvendësimin.

Isgandarli shfaqi probleme në pulpë, teksa edhe para ndeshjes, lojtari kishte hasur shqetësime në pulpën e këmbës së djathtë ndërsa për të qenë në fushë, i kishin ardhur në ndihmë edhe injeksionet kundra dhimbjeve duke sakrifikuar në këtë formë për skuadrën.

Për 30-vjeçarin ky ishte goli numër katër në këtë sezon me Partizanin në 21 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb