TIRANË

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se protesta e studentëve të tanishëm ka ngjashmëri me dhjetorin e vitit 1990.

Ai u shpreh në “Open” se këto dy dhjetorë lidhen mes tyre se të dy protestat  kanë emëruesin e përbashkët misionin kundër sistemeve dhe politikave qeverisëse.

Gjithashtu Berisha theksoi se protesta e studentëve është zëri më i pastër i kësaj shoqërie dhe kjo sipas tij do t’i shërbejë edhe të ardhmes së tyre.

“Të dyja janë revolucione demokratike. I pari një revolucion që përmbysi sisteme. Arsimi është sistem saç janë shumë sisteme të tjera.  Çfarë po bëjnë ato vajza dhe djem? Ata po shkundin shtetin, qeverinë, por edhe shoqërinë, e cila heshti për një kohë më të gjatë seç duhej ndaj një procesi shpartallues të sistemit. Ata po luftojnë për të sotmen, por kaq shumë edhe për të ardhmen. Zërat e tyre janë thirrja më e pastër.

Plotësisht ngjajnë, të dyja janë misione. Si dëshmitar i orëve të atyre ditëve, dallimi është këtu: Studentët e vitit 90 kishin janë farë besimi se Ramizi do iu qëndronte në fjalë , por nxori dajakun. Ai ka dalë nga shtëpia e ti në mesnatë dhe ka shkuar në universitet. Ramiz Alia u nxori personat dhe i zhdëpi studentët në dru. Nuk ka njëri intelektual që beson më fjalët e Edi Ramës”, tha Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb